Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Bashkia > Kryetare

Kryetare

Florjana Koka                                                                 Kontakto

Kryetare e Bashkisë Sarandë

 

U lind në Tiranë, më 1977

Është fëmija e parë e dy prindërve intelektualë

U shkollua në qytetin e Sarandës, ku mori mësimet e para dhe ato të arsimit të mesëm në shkollën e mesme "Hasan Tahsini"

Ka studjuar dhe ka përfunduar "shkëlqyeshëm" per Gazetari ne Universitetin e Tiranës

Njeh dhe përdor tre gjuhë të huaja: anglisht, greqisht dhe italisht.

Ka ushtruar profesionin e gazetares në disa media lokale e kombëtare, si: Radio "Butrinti", Tele Joni, Riviera Television, ku  ka mbajtur pozicionin e drejtores, si dhe gazeta "Shekulli"

Prej vitit 2013 u rekrutua për të kryer funksione në administratën publike vendore: në Bashkine e Sarandes.

Për performancë të lartë e seriozitet në përmbushjen e detyrave, u komandua ne pozicionin e drejtores së Kabinetit të Kryetarit e mandej u emërua drejtore e Drejtorisë së Burimeve Njerëzore e Personelit në Bashkinë e Sarandës.

Në vlerësim të kontributeve komunitare të dhëna, përmes profesionit të gazetares dhe atë të funksionares në pozicione të rëndësishme në administratën vendore, Florjana Kokës iu besuan  përgjegjësi në PS, ku u ngarkua me detyrën e koordinatores së Forumit te Gruas socialiste.

Devotshmëria e treguar në këtë mision, bindi forumet drejtuese të PS Sarandë për ta nominuar atë si kandidaturë të spikatur që ky subjekt u propozoi socialisteve të Sarandës për zgjedhjet vendore të 21 qershorit 2015. 

Për shkak të garimit të suksesshëm të saj brenda PS, Florjana Koka u bë kandidatura konkurruese e ketij subjekti për Kryetare të Bashkisë së re të Sarandës. 

Kandidatura e saj, nga konkurruese dhe favorite, rezultoi fituese.

Florjana Koka, është e para grua në krye të Bashkisë së Sarandës, prej vitit 1921, që shënon themelimin e kësaj Bashkie.

Disa prej sfidave të saj në krye të qeverisjes vendore të Bashkisë së Re të Sarandës, janë:

  • Rritja e cilësisë së jetës së banorëve dhe kthimi i rajonit në destinacion të fuqishëm turistik.
  • Vënia e tërë territorit dhe popullsisë së Bashkisë së re të Sarandës në kushtet e zhvillimit të integruar, me përparësi turizmin.
  • Përsosja e infrastrukturës dhe performancës turistike të Ksamilit, Sarandës dhe zonave rurale, përmes investimeve shumëplanëshe e jetëgjata.
  • Ruajtja, evidentimi dhe respektimi i veçorive dalluese të pjesëve të ndryshme përbërëse të popullsisë prej 55 mijë banorë të Bashkisë së Sarandës.
  • Ruajtja dhe zhvillimi i bashkëjetesës harmonike mes komuniteteve me përkatësi të ndryshme krahinore, religjioze e etnike.
  • Theksimi i tipareve të një qyteti dhe rajoni me histori mijëvjeçare dhe promovimi i tyre si asete turistike, nga Kakomeja në Butrint.
  • Përfitimi nga eksperiencat më të mira në fushën e zhvillimeve turistike e kulturore, mbi bazën e një bashkëpunmi të gjerë dhe përfitimi të ndërsjelltë.

         ​

Eventet

<nëntor 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930123
45678910

Se shpejti

Postimet me te fundit


Buletini Informativ